Politike

Vjosa Osmani zhvillon një takim me ambasadoren amerikane në detyrë, në fokus situata e sigurisë në Kosovë dhe ecuria e formimit të institucioneve të reja

Gjatë takimit u trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Theks të veçantë në këtë takim patën fushat me interes të përbashkët, por në veçanti fusha e mbrojtjes.

8 Maj 2025, 15:53 Nga M.L
Vjosa Osmani zhvillon një takim me ambasadoren amerikane në
Foto ilustruese

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit u trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Theks të veçantë në këtë takim patën fushat me interes të përbashkët, por në veçanti fusha e mbrojtjes.

“Gjithashtu, gjatë takimit u trajtuan edhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët, në veçanti fushën e mbrojtjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e presidencës.

vjosa osmani

Sondazh

Poll