Politike

Incident në Shkodër/ Policia bashkiake tenton t'i mbyllë zyrën elektorale kandidates së Partisë Demokratike

Shkresa ka ardhur në bazë të një vendimi të KQZ, por kandidatja Mehmeti thotë se kjo është reprezalje politike në prag të mbylljes së fushatës dhe se vendimi vjen pa paralajmërim në përpjekje për frikësim.

8 Maj 2025, 15:17 Nga M.L
Incident në Shkodër/ Policia bashkiake tenton t'i mbyllë
Foto ilustruese

SHKODËR- Një incident elektoral është regjistruar pranë zyrës së kandidates së Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër, Senada Mehmeti. Mësohet se Policia bashkiake ka tentuar të mbyll këtë zyrë, por është kundërshtuar nga kandidatja Mehmeti.

Shkresa ka ardhur në bazë të një vendimi të KQZ, por kandidatja Mehmeti thotë se kjo është reprezalje politike në prag të mbylljes së fushatës dhe se vendimi vjen pa paralajmërim në përpjekje për frikësim.

Kandidatja shkoi pranë një zyre të Partisë Socialiste që ndodhej disa metra më tutje, ku tha se është e paprekur. Mehmeti tha gjithashtu se kjo është dhunë ndaj opozitës dhe qytetarëve që duan ndryshim.

senada mehmeti

Sondazh

Poll