Politike

Kur do të udhëtoni drejt SHBA?/ Berisha: Këto janë ditët kulmore të fushatës, në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar

Berisha tha se vendimin e DASH e kishte mësuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa shtoi se nuk kishte ndonjë plan për udhëtim.

8 Maj 2025, 14:46 Nga r.ll
Kur do të udhëtoni drejt SHBA?/ Berisha: Këto janë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat, se kur do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Berisha tha se vendimin e DASH e kishte mësuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa shtoi se nuk kishte ndonjë plan për udhëtim. Ai tha se gjithashtu nuk planifikon të udhëtojë drejt SHBA-së këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës.

"Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll