Politike

Berisha komenton parashikimin e Ramës për zgjedhjet: Plane qesharake, shqiptarët ia kanë prerë biletën! Mezi po e pret McGonigal

Sipas Berishës këto janë plane qesharake të Ramës dhe se ai i ka ditët e numëruar në atë zyrë.

8 Maj 2025, 14:25 Nga N.F
Berisha komenton parashikimin e Ramës për zgjedhjet: Plane qesharake,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat u pyët për parashikimet që ka PD-ja për zgjedhjet e 11 majit. Gazetari e informoi Berishën në lidhje me parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se PS merr 78-88 deputetë.

Sipas Berishës këto janë plane qesharake të Ramës dhe se ai i ka ditët e numëruar në atë zyrë. Ai theksoi se shqiptarët përmes votës së 11 majit i kanë prerë biletën. Kryedemokrati theksoi se atë e pret McGonigal.

"Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën. Të pret McGonigal, mezi po të pret! Me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllën vërtebrore," tha Berisha në mbyllje të fjalës së tij.

 

berisha rama

Sondazh

Poll