Politike

"A do të ketë efekt qëndrimi i DASH në zgjedhje?", Berisha: Është thirrje për çdo shqiptar që të mos votojnë asnjë tjetër përveç PD-së

Berisha tha se ky qëndrim i DASH do mirëpritet nga qindra mijëra shqiptarë.

8 Maj 2025, 14:29 Nga r.ll
"A do të ketë efekt qëndrimi i DASH në zgjedhje?",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur sot në konferencën për gazetarët nëse qëndrimi i DASH mbi udhëtimet e tij në SHBA do ketë efekt në zgjedhje. 

Berisha tha se ky qëndrim i DASH do mirëpritet nga qindra mijëra shqiptarë. Ai ju bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë asnjë forcë tjetër politike përveç PD-së. 

Pyetje: Qëndrimi i DASH do ketë efekt në zgjedhje?

Berisha: Natyrisht nuk mund të them se ky qëndrim i ri nuk mirëpritet nga qindra, mijëra shqiptarë. Sigurisht që mirëpritet, të cilët më besuan mua, që ai ishte një akt politik, korruptiv. Por tani edhe ata pak që mund të kenë mbetur, ndaj dhe i ftoj ata unë që të gjithë, të cilët u shmangën për një arsye apo duke patur qoftë dhe një dyshim të vogël se kishte diçka të vërtetë aty, tani besoj se është koha të bashkohen dhe të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike.

Partia Demokratike me këtë vendim del se u ndëshkua për motive politike, u ndëshkua për motive politike në lobimin e zi të Edi Ramës, Xhorxh Soros dhe të tjerë. Ky është një lehtësim, është një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitar, për çdo shqiptar.

sali berisha

Sondazh

Poll