Politike

Dështon për herë të dytë mbledhja e Këshillit bashkiak Shkodër, opozita e bojkoton: Nuk jemi pjesë e projekt-vendimeve të paligjshme!

Shestani theksoi se projekt-vendimet i bien ndesh ligjit para zgjedhjeve dhe po përdoren për korrupsion dhe për të blerë vota.

8 Maj 2025, 14:09 Nga N.F
Dështon për herë të dytë mbledhja e Këshillit
Këshilli Bashkiak i Shkodrës

SHKODËR-  Këshilli bashkiak Shkodër është mbledhur ditën e sotme ndërsa ka dështuar për të dytën herë për shkak të bojkotit nga opozita. Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në Shkodër, Irena Shestani gjatë fjalës së saj është shprehur se kjo mbledhje është e paligjshme. Sipas saj vendimet që kryebashkiaku Benet Beci kërkon të miratojë në Këshill bien ndesh me ligjin zgjedhor.

Shestani theksoi se projekt-vendimet i bien ndesh ligjit para zgjedhjeve dhe po përdoren për korrupsion dhe për të blerë vota. Këshilltarët e opozitës kërkuan që të miratohej vetëm ndihma ekonomike për qytetarët në nevojë, por kjo gjë u refuzua nga këshilltarët socialistë.

Këshilltarët e PD më pas vendosën të largoheshin teksa Shestani tha se nuk janë pjesë e projekt-vendimeve të paligjshme. Mbledhjen e bojkotuan edhe nga këshilltarët e PSD, të cilët përmes një deklarate për mediat hodhën akuza për korrupsion ndaj Becit.

keshilli bashkiak shkoder

Sondazh

Poll