Politike

"Në vend po vijnë kuti të plotësuara, ndërsa njerëzit nuk kanë marrë ende zarfet", PD kërkesë KQZ: Kutitë e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas!

Ajo u shpreh se kjo është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe se po ndodh vetëm në Greqi. 

8 Maj 2025, 14:04 Nga r.ll
"Në vend po vijnë kuti të plotësuara, ndërsa
jozefina topalli

TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli tha sot në një deklaratë për mediat se do të dorëzojnë një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PD do të kërkojë që që kutitë me votat e diasporës të ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas.

Sipas Topallit, nga Greqia vijnë kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar. Ajo u shpreh se kjo është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe se po ndodh vetëm në Greqi. 

“Vijojmë të marrim ankesa nga qytetarë që nuk kanë marrë zarfin në shtëpi dhe nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara. Ndërkohë që nga Greqia vijnë pa fund kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar. Vijojmë të kemi problemet me votat në Greqi. Kemi shprehur shqetësimin nga qytetarët se zarfat nuk u shkojnë në shtëpi dhe se nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara. Ndërkohë që në Shqipëri vijnë kuti të pafundme me kuti me fletë të plotësuara.

Ky është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe kjo po ndodh vetëm në Greqi. Gjithë diaspora ka një numër të papërfillshme kutish ndërsa vijnë pa fund kuti me votat që nuk janë plotësuar nga vetë njerëzit që nuk kanë marrë zarfet për shkak të problematikave të DHL dhe nënkontraktorëve. Shërbimin postar të nënkontraktorëve mesa duket po e bën pushteti i Tiranës.

Manipulimi masiv, problem i madh. I kërkojmë KQZ që thotë se për thyerjen e standardeve do të sanksionohen nënkontraktorët, ne si forcë politike nuk jemi të interesuar për sanksione por për ruajtjen e integritetit që tani nuk ekziston më. Bëjmë thirrje që kutitë nga Greqia të trajtohen veç. Të sigurt se pas 11 majit Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse vota e ndershme do të sjellë ndryshimin e madh”, tha ajo.

jozefina topalli

Sondazh

Poll