Politike

Rama 'parashikon' rezultatin e zgjedhjeve në Kuç të Vlorës: Marrim 78-88 deputetë

Njësoj si katër vite më parë që shënoi rezultatin e zgjedhjeve në Kuç, Rama ka zgjedhur të njëjtin vend për të bërë parashikimet e tij për 11 majin. 

8 Maj 2025, 13:15 Nga I.A
Rama 'parashikon' rezultatin e zgjedhjeve në Kuç të
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka 'parashikuar' ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve në Kuç të Vlorës. Njësoj si katër vite më parë që shënoi rezultatin e zgjedhjeve në Kuç, Rama ka zgjedhur të njëjtin vend për të bërë parashikimet e tij për 11 majin. 

Në një letër tavoline në Kuç, Rama ka shkruar se minimalisht marrin 78 deputetë nga zgjedhjet. Ndërkohë që ka vendosur dhe shifrën maksimale që mund të marrin, e cila është 88 deputetë. Sipas Ramës 88 deputetë në zgjedhjet e të djelës mund t'i arrijë me 50%, ndërsa 78 deputetë janë 100% të sigurtë që do t'i marrë.  

Rama 'parashikon' rezultatin e zgjedhjeve në Kuç të

ed

Sondazh

Poll