Politike

"Air Albania do ta ketë bazën në Vlorë"/ Rama: Kompania më e re shqiptare Air Kosova do ta ketë bazën në Kukës

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes për aeroportin e Vlorës, Rama ka theksuar se kjo kompani është regjistruar në QKB në janar të këtij viti.

8 Maj 2025, 12:34 Nga I.A
"Air Albania do ta ketë bazën në Vlorë"/ Rama:
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një kompani shqiptare 'Air Kosova' do të ketë bazën e operimit në Aeroportin e Kuksit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes për aeroportin e Vlorës, Rama ka theksuar se kjo kompani është regjistruar në QKB në janar të këtij viti. Ndërkohë që ka theksuar se kjo kompani po punon për të siguruar avionët dhe për të filluar me operacionet në territor. Ndërsa në fund theksoi se Air Albania do të ketë bazën në aeroportin e Vlorës. 

"Është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur një sfidë më vete për operatorët përkatës, nuk është një aeroport i thjeshtë se ka një problematikë me pistën e uljes dhe nga ana tjetër për operatorët në aeroport duhet të krijosh besimin e duhur. Operatori që operon aeroportin ka bërë përpjekje për kontrata mirëpo nuk e ka gjetur dot në kohë një akullthyes që do dëshmojë se ai aeroport ja vlen. Aeroporti i Tiranës më i shtrenjti i Europës, konçensionari i impononte shtetit një kontratë dhe kishin marrë dhe monopolin e vendimarrjes. Tashmë është aeroporti më i madh i rajonit dhe me rritjen më të madhe për numër pasagjerësh.

Jemi duke shtyrë përpara qoftë ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike por jemi në bisedime për të shtuar disa linja shumë prestigjoze Ii Qatar Airways. Kam bërë bisedime vetë, vitet e para kanë qenë të pa,unur. Raynair i jemi qepur me bukë në trastë se nuk bindej, sot është i lumtur me Shqipërinë. Ku lidhet Kukësi, ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompanie e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit. Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare, dhe këta dy avionë do jenë avionët e krenarisë sonë të përbashkët. Air Albania dhe Air Kosova me bazën e vet në Kukës, dhe ta konfirmuar këtë kam sjellë edhe certifikatën. Është regjistrimi i kompanisë në janar 2025, kompania po punon për të siguruar avionët dhe për të filluar me operacionet në territor. Nuk po jap datë, se kam mësuar se këto datat fusin brenda syrin e keq," tha Rama. 

edi rama air kosova

Sondazh

Poll