8 Maj 2025, 12:13
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendës/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i Vlorës është një investim prej 140 mln euro. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka deklaruar se pista e e aeroportit i plotëson të gjitha kushtet, ndërkohë që e ka quajtur këtë një moment historik.
“Sot ka të bëjë edhe me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të dhënë nga Edi Rama. Afati kontraktual ka qenë pranvera e vitit 2026. Kjo skuadër në bashkëpunim të ngushtë, konsorsiumi, ka dorëzuar një pistë, flitet për një pistë të butë si mëndafshi. I plotëson të gjitha kushtet. Për Vlorën ky është moment historik. Sot jemi këtu në Vlorë, për të dorëzuar këtë vepër. Sot është çertifikuar pista. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro. Këtu në Vlorë do të aplikohen 3 modele biznesi. Një sektor i ri, do sjellë të ardhura shtesë në aviacionin civil, por do krijojë dhe një mundësi të re punësimi. Ky aeroport do të kthehet në inkubator të dijes. Kërkohet fuqi punëtore këtu. Vlora nuk do e përballojë dot, ndajeni pak me Fierin. Ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe, një linjë prej 5 kilometrash, hekurudha që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës. Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë. Aeroporti i Vlorës, është i kategorisë 4E, i diznjeuar për fluturime transoqeanike”, tha Balluku.
Politike
8 Maj 2025, 11:56
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë ...
Politike
8 Maj 2025, 12:01
I.A
Avioni i ulur
VLORË- Avioni i parë është ulur në aeroportin e Vlorën ditën e sotme. Fluturimi i parë cerfitikues n&...
Politike
8 Maj 2025, 11:55
I.A
Sali Berisha
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar për gazetarin e njohur amerikan, Marc Caputo se Kreu i PD-së Sali Berisha mu...
Politike
8 Maj 2025, 11:31
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se ka nisur përgatitjet për zgje...
Politike
8 Maj 2025, 11:27
I.A
Jamarber Malltezi
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi ka nxjerr një tjetër dokument...
Politike
8 Maj 2025, 11:29
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një video të kreu të Partisë Demo...
Politike
8 Maj 2025, 11:06
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për emigrantët shqiptarë në Greqi që janë regjistru...
Politike
8 Maj 2025, 10:50
Llazar Semini
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
SHBA- Mediat prestigjoze në botë i kanë kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen...
Politike
8 Maj 2025, 10:25
N.F
Nesho
TIRANË- Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me nj&eu...
Politike
8 Maj 2025, 09:47
Aleksandra Bogdani
foto ilustruese
DURRËS- Në zyrën elektorale të Partisë Socialiste, dikur lokal bastesh sportive në katin e dytë të ...