Politike

"Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi", Rama për Berishën: Thash se ja hoqën vërtetë damkën

Rama bashkëngjitur me këtë video referuar disa lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA shkuan se mendoi se vërtet ia hoqën damkën. Sipas tij me heqjen e damkës do të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt.

8 Maj 2025, 11:29 Nga N.F
"Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një video të kreu të Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa flet gjatë një takimi. Në video është bërë montazh një buf i cili mbulon imazhin e Berishës teksa dëgjohet zëri i tij.

Rama bashkëngjitur me këtë video referuar disa lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA shkuan se mendoi se vërtet ia hoqën damkën. Sipas tij me heqjen e damkës do të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt. Sipas tij opozita të cilën e cilëson kënetë sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri.

"Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…

Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri," shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll