Politike

80-vjetori i Ditës së Fitores në Europë/ Ambasada e SHBA: Mesazhi ynë për aleatët dhe partnerët është i qartë, të marrin përgjegjësi për sigurinë e tyre!

Ambasada amerikane ka ndarë një video dhe nderon jetët e mbi një milion amerikanëve që shërbyen heroikisht për të sjellë paqen në Evropë.

8 Maj 2025, 11:56 Nga N.F
80-vjetori i Ditës së Fitores në Europë/ Ambasada e SHBA:
Foto

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një mesazh në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë. Ambasada amerikane ka ndarë një video dhe nderon jetët e mbi një milion amerikanëve që shërbyen heroikisht për të sjellë paqen në Evropë.

Ambasada thekson se mesazhi për aleatët dhe partnerët është i qartë. Sipas tyre aleatët duhet të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen plotësisht për sigurinë e tyre.

"Më shumë se 80 vjet më parë, dobësia ushtarake hapi rrugën për agresionin autoritar. Teksa nderojmë jetët e mbi një milion amerikanëve që shërbyen heroikisht për të sjellë paqen, tani, në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë, mesazhi ynë për Aleatët dhe partnerët është i qartë: ata duhet të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen plotësisht për sigurinë e tyre," shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

ambasada amerikane

Sondazh

Poll