Politike

"Bufi gjithmonë i ha minjtë e gjirizit," ish-ambasadori Nesho: LaCivita ka meritën e madhe, parashikoi fitoren e Berishës ndaj kundërshtarit të tij

LaCivita ka ndarë sot në rrjetet e tij sociale një postim ironizues ndaj Ramës. Ai ka ndarë në "X" një foto të një bufi që mban një mi në sqep.

8 Maj 2025, 10:25 Nga N.F
"Bufi gjithmonë i ha minjtë e gjirizit," ish-ambasadori
Nesho

TIRANË- Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me një reagim të drejtuesit të fushatës elektorale të koalicionit "PD-ASHM", Chris LaCivita për kryeministrin Rama. Nesho shkruan se LaCivita ka meriten e madhe që parashikoi fitoren e liderit të opozitës, Sali Berisha ndaj kundershtarit të tij.

Ai më tej shton se bufi gjithmonë i ha minjtë e gjirizit. Sipas tij diplomacia amerikane është aq e qartë dhe aq e forte sa bën edhe korrigjimet e veprimtarisë së deritanishme që kishin qëllim prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"LaCivita ka meriten e madhe që parashikoi fitoren e Liderit të Opozitës Dr. Berisha ndaj kundershtarit të tij. Bufi gjithmonë i ha minjtë e gjirizit.

Për të gjithë ata që akoma hiqen sikur janë skeptike dua t'ju them që diplomacia Amerikane është aq e qartë dhe aq e forte sa bën edhe korrigjimet e veprimtarisë së deritanishme, që interesat e fshehta dhe burokratet e diplomacise kishin gatuar për të prishur marrëdhëniet e jashtëzakonshme midis Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë," shkruan ai.

"Bufi gjithmonë i ha minjtë e gjirizit," ish-ambasadori

LaCivita ka ndarë sot në rrjetet e tij sociale një postim ironizues ndaj Ramës. Ai ka ndarë në "X" një foto të një bufi që mban një mi në sqep, ndërsa ka etiketuar në postim edhe llogarinë e kryeministrit Rama. Postimi i amerikanit vjen si kundërpërgjigje ndaj etiketimeve të Ramës për Berishën dhe vetë atë, së cilëve iu referohet si "bufi i kënetës" dhe "Latifi". 

 

nesho berisha lacivita

Sondazh

Poll