Politike

"12 vite në qeverisje janë mjaft", Rama: Dy kancelarë në Gjermani dhe Mark Rutte në Holandë kanë qeverisur për 4 mandate rresht

Ai tha se qeverisja nuk është çështje sa do një person i caktuar, por sa do populli që një forcë politike të qeverisë.

8 Maj 2025, 09:28 Nga r.ll
"12 vite në qeverisje janë mjaft", Rama: Dy kancelarë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në "Sy m'Sy" një komentuesi i cili shprehej se "12 vite në qeverisje janë mjaftueshëm". Rama në përgjigjen e tij përmendi Angela Merkel, Gerhard Schröd, Helmut Kol në Gjermani, apo edhe Mark Rutte në Holandë. Ai tha se këta udhëheqës kanë qëndruar në qeverisje për katër mandate rresht. Ai tha se qeverisja nuk është çështje sa do një person i caktuar, por sa do populli që një forcë politike të qeverisë.

“Nëse kjo është një anomali, po të drejtoj nga Gjermania, ku dy kancelarë kanë qëndruar me 4 mandate Merkel dhe para saj ishte për dy mandate Gerhard Schröder dhe para tij për 4 mandate Helmut Kol. Nëse nuk të mjafton kjo po të çoj në Holandë. Mik im i ngushtë Mark Rutte 4 mandate. Po nuk të mjaftoi edhe kjo mund të ngjis nga Suedia që kanë qëndruar shumë më tepër, por nuk dua të të tremb pastaj. Kjo nuk është çështje sa do ti dhe sa dua unë, por sa do populli”, tha kryeministri.

edi rama ne sy m\'sy

Sondazh

Poll