Aktualitet

EMRAT/ Dosja ‘Metamorfoza’, GJKKO ndan çështjen, pranon gjykim të shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar

GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar për të akuzuarit; Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali e Oltian Bistri, duke lehtësuar procedurat ndaj tyre.

7 Maj 2025, 16:23 Nga M.L
EMRAT/ Dosja ‘Metamorfoza’, GJKKO ndan çështjen, pranon
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndarë çështjen penale për dosjen e njohur si “Metamorfoza”. GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar për të akuzuarit; Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali e Oltian Bistri, duke lehtësuar procedurat ndaj tyre.

Sakaq me vendim të trupit gjykues të përbërë nga Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë ndarë për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme të pandehurit Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç, për shkak të akuzave më të rënda që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, për ish-prokurorin Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegajn, Astmer Bilalin dhe ish-shefin e Operacionales, Oltian Bistri, gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke lehtësuar procedurat ndaj tyre.

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka.

Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

gjkko

Sondazh

Poll