Aktualitet

I dënuar në Shqipëri nga GJKKO me 4 vite e 6 muaj burgim për terrorizëm, deportohet nga Spanja Kreshnik Haxhiaj

Haxhiaj ishte dënuar gjithashtu me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale 'nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste'.

7 Maj 2025, 14:15 Nga M.L
I dënuar në Shqipëri nga GJKKO me 4 vite e 6 muaj burgim për
Foto ilustruese

TIRANË- 39-vjeçari i dënuar nga GJKKO për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit, është deportuar nga Spanja. Kreshnik Haxhiaj ishte kapur në Spanjë dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Haxhiaj ishte dënuar gjithashtu me 4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale 'nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste'.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”, gjatë të cilit u deportua nga Spanja, shtetasi Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç.

39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste". Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

kreshnik haxhiaj

Sondazh

Poll