Aktualitet

"Nuk kërkoi falje"/ Flet adoleshentja që goditi menaxheren e faqes që denigronte të rejat: Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave...

Ajo tha gjatë intervistës, se vajza me inicialet P.M denigronte vajzat e tjera nëpër rrjete sociale dhe shfaqte krenari me këto sjellje. 

7 Maj 2025, 14:41 Nga M.L
"Nuk kërkoi falje"/ Flet adoleshentja që goditi menaxheren e
Adoleshentja

KORÇË- Një konflikt i cili ka denigruar në dhunë mes vajzash është regjistruar në qytetin e Korçës para pak ditësh. Adoleshentja e përfshirë në sherr ka folur për televizionin 'Euronews' vetëm dy ditë pas ngjarjes. Ajo tha gjatë intervistës, se vajza me inicialet P.M denigronte vajzat e tjera nëpër rrjete sociale dhe shfaqte krenari me këto sjellje. 

“Si gjithmonë unë e shoqet e mia shkuam në kafeneja, me pas vjen vajza që kishte hapur faqen e Instagramit me shoqen e saj. Vajzat që ishin ngjitur me tavolinat e tjera shkuan për t’u sqaruar rreth çështjes që kishte ndodhur. Në muhabet e sipër përmendet emri im, shkova u interesova. Bisedoj me vajzën që kishte hapur faqen duke e pyetur përse e bëri diçka të tillë dhe si nuk ndjente respekt apo gjynah për vajzat që kishte përmendur. Me tha – “Përse vjen këtu, mos më kërko llogari”

I thashë se nuk shkova për t’u zënë por dua të di si unë dhe vajzat e tjera një sqarim nga ty. Rrinte tërë krenari dhe thoshte se “Nuk keni çfarë më bëni as ju, e askush tjetër. Këtu jam sot, ndodhi ç'ndodhi ngelet ne te kaluarën” e fliste pa pendesë. Nuk kërkoi falje”.

“Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave ne, duke na thënë fjalë si ku*va, nga acarimi i tepërt e shava dhe unë, u ndjeva e prekur, nuk jemi ne ashtu por ti. Ajo nga nervat u ngrit dhe tentoi të më godiste. Unë nga vetëmbrojta marr gotën dhe i bie në fytyrë vajzës. Të them që i kërkoj falje familjes së saj por pres të njëjtën gjë nga ajo dhe familja e saj, për mua dhe vajzat që ajo ka denigruar në faqen e Instagramit dhe kushdo që ishte përmendur aty”, tha ajo.

sherr mes vajzash ne korce

Sondazh

Poll