Aktualitet

Ktheu banesën në një 'depo municionesh'/ Arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës.

7 Maj 2025, 13:34 Nga M.L
Ktheu banesën në një 'depo municionesh'/ Arrestohet
Policia

TIRANË- Një 64-vjeçar është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale 'mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit', 'prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta' dhe 'mbajtja pa të drejtë e uniformës'.

Njoftimi i policisë

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”.

Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi 64 vjeçar.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

policia e tiranes

Sondazh

Poll