Aktualitet

EMRI/ Policia irlandeze apelon për ndihmë në gjetjen e një 16-vjeçari shqiptar të zhdukur

Ai quhet Marvin Gjuzi dhe për herë të fundit është parë gjatë mesditës së 1 majit duke ecur në 'Monagh Bypass'. 

7 Maj 2025, 14:03 Nga M.L
EMRI/ Policia irlandeze apelon për ndihmë në gjetjen e një
Marvin Gjuzi

IRLANDË- Policia irladeze ka raportuar humbjen e një 16-vjeçar shqiptar dhe bën apel për gjetjen e tij përmes platformës 'Facebook'. Ai quhet Marvin Gjuzi dhe për herë të fundit është parë gjatë mesditës së 1 majit duke ecur në 'Monagh Bypass'. 

Policia bën thirrje për ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vendndhohjes së tij.

Njoftimi i policisë së Belfast-it:

Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.

Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.

marvin gjuzi

Sondazh

Poll