Politike

Dy vota për një qytetar/ PD: KQZ të japë llogari për zarfat e dyshimtë dhe të pastrojë emrat e dubluar në listat zgjedhore

Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri tha se kanë dorëzuar dy kërkesa për informacion zyratar tek KQZ-ja për emrat e dubluar dhe ende nuk kanë marrë përgjigje prej disa ditësh.

7 Maj 2025, 14:16 Nga M.L
Dy vota për një qytetar/ PD: KQZ të japë llogari për
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot të tjera mekanizma të cilat përfshihen në skemën e ‘manipulimit’ të votës së diasporës. Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri tha se kanë dorëzuar dy kërkesa për informacion zyratar tek KQZ-ja për emrat e dubluar dhe ende nuk kanë marrë përgjigje prej disa ditësh.

Nuri tha se se të votosh dy herë, konkretisht për shqiptarët e diasporës të cilët rezultojnë dhe në listat e PER dhe në listat e QV në Shqipëri, është një krim zgjedhor. 

“Emrat e dubluar në lista. Mund të jenë mbi 100, 137 ne patëm mundësinë të identifikojmë para 2 javësh.  Po bëjmë disa ditë që nuk kemi marë përgjigje zyrtare nga KQZ, se cfarë bëhet me këto emra të dubluar. Mendojmë se mund të jetë një numër më i lartë. Janë në disa qarqe.

Që do të thotë emri është regjistruar në platformën PER dhe supozohet ti ketë shkuar vota në diasporës dhe po ky emër figuron në listat e zgjedhësve të pastrohen nga emrat e dubluara. Duhet të kishte ndodhur. Ne nuk kemi marrë përgjigje zyrtare. Presim që këto lista zgjedhore të pastrohen nga emrat e dubluara. Votimi dy herë do të ishte krim zgjedhor.

Kërkesa e dytë Kemi marrë në dijeni për dorëzim zarfash nga qytetarë me votë. E kanë dorëzuar në KQZ dhe kanë tentuar ta depozitojnë me protokoll, ose e kanë sjellë jashtë kanalit zyrtar me postë DHL. Kemi bërë kërkesë për informacion të plotë për numrin e zarfeve" tha Franc Nuri. 

franc nuri jozefina topalli

Sondazh

Poll