Politike

"Përgatitjet e fundit për ‘Giro D’Italia dhe ardhjen e liderëve botërorë", Rama: 3 ditë me radhë Shqipëria do të tregojë të gjithë shkëlqimin në sytë e mbarë botës!

Rama më tej u shpreh se nga eventi sportiv në vendin tonë do të vijnë 200 televizone nga e mbarë bota.

7 Maj 2025, 12:54 Nga N.F
"Përgatitjet e fundit për ‘Giro D’Italia dhe ardhjen
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar së fundmi në "Facebook" ka ndarë pamje nga sheshi Skndërbej teksa theksoi se janë përgatitjet e fundit për ‘Giro D’Italia dhe ardhjen e liderëve botërorë. Rama më tej u shpreh se nga eventi sportiv në vendin tonë do të vijnë 200 televizone nga e mbarë bota.

Ai theksoi se në 3 ditë Shqipëria do të tregojë të gjithë shkëlqimin në sytë e mbarë botës. Teksa kryeministri fliste në sfond dukej skena e cila ka marrë formë dhe duket e përfunduar. 

"Ja, këtu në sheshin Skënderbej, ku nga njëra anë po përgatitemi për të mikpritur të gjithë Europën më 16 maj, por ndërkohë po përfundojmë përgatitjen e madhe të Giro D’Italia (La grande partenza) të Xhiros së Italisë pas 48 orësh.

Një event fantastik për 200 televizione në mbarë botën, që do të shfaqë Shqipërinë Europën e Ballkanit. Dhe jam shumë i lumtur që në 3 ditë me radhë Shqipëria do të tregojë të gjithë shkëlqimin e vetë në sytë e mbarë botës. Dhe nga ana tjetër, shqiptarët e të gjitha moshave, po sidomos fëmijët do shijojnë xhiron legjendare të Italisë, këtu në tokën tonë, " tha ai.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll