Politike

Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore në qarkun e Dibrës

Paraqitja e tij në SPAK raportohet se ka të bëjë me një kallëzim penal për krim zgjedhor.

7 Maj 2025, 13:19 Nga N.F
Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore në
Basir Çollaku

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK raportohet se ka të bëjë me një kallëzim penal për krim zgjedhor.

Çollaku do të depozitojë një kallëzim penal duke ngritur shqetësime për procesin në zonën që ai përfaqëson. Detajet e kallëzimit nuk janë bërë ende publike, por besohet se lidhen me veprime që mund të cënojnë standardet e garës elektorale në qarkun ku ai garon.

basir Çollaku

Sondazh

Poll