Politike

Votat e diasporës/ Topalli: OSBE/ODIHR duhet të ndërhyjë për të mbrojtur integritetin zgjedhor në Greqi

Me anë të një deklaratë për mediat Topalli i ka cilësuar ato si një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor dhe si një krim të organizuar që dëmton thelbësisht procesin demokratik.

7 Maj 2025, 14:13 Nga I.A
Votat e diasporës/ Topalli: OSBE/ODIHR duhet të ndërhyjë
Jozefina Topalli

TIRANË- Drejtuesja Politike për Diasporën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Jozefina Topalli, ka shprehur shqetësimin mbi dyshimet për manipulimet zgjedhore që po ndodhin në Greqi. Me anë të një deklaratë për mediat Topalli i ka cilësuar ato si një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor dhe si një krim të organizuar që dëmton thelbësisht procesin demokratik.

Topalli bëri thirrje për një ndërhyrje të shpejtë nga institucionet ndërkombëtare si OSBE/ODIHR për të mbikëqyrur këtë situatë dhe për të siguruar që çdo akt të tillë të papranueshëm të ndalojë përfundimisht, për të garantuar besimin e qytetarëve në sistemin zgjedhor.

"Ajo që po ndodh në Greqi është një rast i veçantë, por nuk është hera e parë që ka pasur problematika dhe shkelje në vende të tjera. Për shembull, në Itali ka pasur dhe atje shkelje apo përpjekje për të korruptuar postierët. Ajo që po ndodh në Greqi është një kapitull i një krimi zgjedhor, manipulimi politik i votave që po ndodh atje. Shkuarja për të tërhequr pa identifikim për të marrë zarfin, apo për të dorëzuar zarfet, faktikisht e bën të pavlefshme votën që është marrë në mënyrë jashtëligjore.

Pra, këto raste janë krime zgjedhore dhe janë një manipulim i procesit zgjedhor.  Kjo nuk është dita e parë që po flasim për këtë temë, gjatë gjithë kësaj jave në mënyrë të përditshme kemi dalë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’i bërë thirrje KQZ-së që të kërkojë llogari, pasi DHL, si nënkontraktor, ka dalë jashtë kontrolli dhe ne kemi dyshime të thella që po kontrollohen nga njerëz të procesit. Ky është një cenim i rëndë i integritetit zgjedhor në shtetin grek. Përsëris, kjo nuk është thjesht një shkelje e ligjit, por është një proces që ka dalë jashtë kontrolli. Prandaj po kërkojmë edhe OSBE/ODIHR, sepse ky vëzhgim ndërkombëtar është i domosdoshëm",tha Topalli. 

jozefina topalli

Sondazh

Poll