BIRN: Investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale në Durrës
Edi Rama Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në sh&e...
Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, kallëzimet penale kanë ardhur nga institucione dhe subjekte politike të ndryshme.
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar ditën e sotme se deri më tani janë regjistruar në total 44 kallëzime penale për krime zgjedhore. Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, kallëzimet penale kanë ardhur nga institucione dhe subjekte politike të ndryshme.
Mësohet se në 19 raste kallëzimet penale janë bërë nga policia gjyqësore, ndërsa në 9 raste nga SPAK. Në 6 raste kallëzimet penale janë nisur nga subjekte politike, 8 janë nisur kryesisht dhe 2 nga qytetarë. Autoritetet thonë se do të vijojnë ndjekjen e çdo rasti që cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe nënvizojnë se bashkëpunimi me qytetarët dhe institucionet është thelbësor për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:
Informacion mbi numrin e kallëzimeve dhe procedimeve penale të regjistruara në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve
Në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 07.05.2025, janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qënë: policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjekte politike në 6 raste; të nisura kryesisht në 8 raste dhe shtetas në 2 raste.
Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.
Nga kallëzimet e kryera janë regjistruar gjithësej 20 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal si më poshtë:
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë regjistruar gjithesej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë regjistruar në total 4 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër është regjistruar 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal; dhe
-Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.
Ndërkohë i janë dërguar për kompetencë SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi".
Edi Rama Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në sh&e...
Foto Ilustruese FIER- Baza materiale për KZAZ-të në Fier ka mbërritur ditën e sotme. Mësohet se në 9 KZAZ, janë pa...
Pamje nga vendi i ngjarjes ELBASAN- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në qarkun e Elbasanit. Materialet u dërguan ...
Haxhiu KOSOVË- Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dësh...
Edi Rama FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me premtimet elektorale ditën e sotme në Fushë Krujë. teksa mbylli fush...
Rama TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka mbajtur paraditen e sotme një deklaratë për ...
Edi Rama FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident ditën e sotme gjatë fushatës ...
Edi Rama FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektoralë në Fushë Krujë. Gjat&...
Rama FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme po zhvillon një takim me banorë të Fushë-Krujës. Rama gjat&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur para gazetarëve pas dësht...