Politike

Çështja Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri i kthehet avokatit: Meqë paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu

Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku. Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

7 Maj 2025, 13:44 Nga N.F
Çështja Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir
Ilir Beqaj

TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e sterilizimit është shtyrë për një moment të dytë. Seanca mësohet se është shtyrë përshkak të mungesës së avokatëve të ish-ministrit.

Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku. Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Beqaj ishte vetë i pranishëm në seancë, teksa gjykata i ka caktuar më herët avokat kryesisht. Beqaj ndërkohë iu drejtua avokatit të caktuar nga GJKKO: Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu.

Gjykata shtyu seancën me dy javë për t’i dhënë kohë Florian Bonjakut të njihet me aktet, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit gjatë kësaj kohe për të gjithë të pandehurit.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

ilir beqaj

Sondazh

Poll