Sport

BELGJIKË/ Goditën me fishekzjarrë portierin kundërshtar, Kompany bën gjestin e papritur (VD)

20 Janar 2020, 20:09 Nga DOSJA
BELGJIKË/ Goditën me fishekzjarrë portierin kundërshtar,

BELGJIKË-Vincent Kompany ka qenë gjithmonë një lider në fushë dhe këtë gjë e ka dëshmuar së fundmi.

Ish-mbrojtësi i Manchester City që aktualisht luan te Anderlecht është nervozuar me veprimet e tifozëve të tyre. Skuadra belge pësoi humbje 2-1 ndaj Club Brugge, ndërsa tifozët e tyre sulmuan me fishekzjarrë portierin Simon Mignolet.

Derisa ndeshja kishte hyrë në minutat shtesë, tifozët e Anderlechtit filluan të godisnin me ç’të gjenin ish-lojtarin e Liverpoolit.

Ky veprim i tyre e acaroi Kompanyn që me një ton të lartë u drejtua atyre, duke u bërë me dije që të ndalonin. Nga nervozizmi i tij, tifozët ndaluan së gjuajturi në drejtim të Mignoles, e që ndeshja përfundoi me disfatën e skuadrës se Anderlechtit.Kujtojmë se Kompany u largua nga City në verën e kaluar, për të kaluar kështu te Anderlecht në rolin lojtar-trajner.

(e.ç,dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manchester city vincent kompany manchester city vincent kompany

Sondazh

Poll