Politike

"Nuk ka ndodhur kurrë më parë!" Integrimi në BE/ Rama: Nuk e them unë që në 2027 mbyllen negociatat, por BE na ka hapur derën

Ramës iu përmend deklarata e ish-kryenegociatorit të Shqipërisë në BE Zef Mazi se mbyllja e negociatave në vitin 2027 është një iluzion.

6 Maj 2025, 21:21 Nga M.B
"Nuk ka ndodhur kurrë më parë!" Integrimi në BE/
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk është ai që thotë se negociatat do të mbyllen në vitin 2027, por sipas tij BE. I ftuar në emisionin "Repolitix", Ramës iu përmend deklarata e ish-kryenegociatorit të Shqipërisë në BE Zef Mazi se mbyllja e negociatave në vitin 2027 është një iluzion. Për këtë kryeministri tha se këtë periudhë kanë një plan dhe kalendar në tryezë. Sipas tij, hapaj e derës nga BE si në rastin e Shqipërisë nuk ka ndodhur kurrë.

"Nuk e them unë se në 2027 do të mbyllim negociatat. Zef Mazi është miku im, njeriu që ka qenë kryenegociator në fazën e  parë por ka kohë që ka dalë informacion dhe nuk ka ndoshta updetuar informacionin. Këtë e kemi në tryezë me plan dhe kalendar.

Nuk ka asnjë por. Në tryezë me BE ne kemi kalendarin dhe plani i dakordësuar me ata është që ky është kalendari, ja kjo është rruga për të mbyllur negociatat brenda 2027. Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë më përpara. Nuk është hapur dera më përpara.

Nuk është hapur dera për Shqipërinë asnjëherë më përpara sot është hapur. Ta shpjegoj edhe Malin e Zi. Dera nuk ka qenë e hapur më përpara. Këtë muhabet mund ta bësh ti, Zefi e kushdo tjetër përpara kësaj faze. Mund të thoshin ore shiko ju këtë thoni, ata këtë thonë por ndërkohë ja ku janë negociatat. Sot jemi në kushte të tjera. Kushtet e reja janë këto. E para BE unanimisht jo vetëm nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll