Politike

"Ftojnë ata që nuk guxojnë të flasin kundër oligarkisë"/ Qori tregon pse nuk është ftuar në emisione gjatë fushatës: Ne themi të vërtetën edhe sikur të na përzënë nga të gjithë televizionet

Gjithashtu sipas tij kafshë të zbutura ka sa të duash në politikën shqiptare dhe Fevziu i fton për natë ata që nuk guxojnë të flasin kundër oligarkisë shqiptare.

6 Maj 2025, 20:36 Nga E. D
"Ftojnë ata që nuk guxojnë të flasin kundër
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori përmes një video të publikuar në rrjetet e tij sociale ka treguar se përse televizioni Klan nuk e ka ftuar në emisone gjatë fushatës elektorale. Qori thekson se e vërteta se përse nuk ftohet në emison është pas debatit me Blendin Fevziun në 'Opinion', ku sipas tij ai demaskoi oligarkinë shqiptare dhe tha të vërtetën. 

Qori gjithashtu thotë se ata kanë dashur ta zbusin dhe kjo është edhe arsyeja se përse e kanë ftuar në emison në janar. Gjithashtu sipas tij, kafshë të zbutura ka sa të duash në politikën shqiptare, dhe Fevziu i fton për natë ata që nuk guxojnë të flasin kundër oligarkisë shqiptare.

Ndër të tjera, Qori theksoi se Lëvizja bashkë ua thotë të vërtetën edhe nëse i përzënë nga të gjithë televizoniet. Më tej theksoi se e vërteta do i bëjë të lirë, dhe pas 11 majit do keni mundësinë ta transformojmë Shqipërinë sipas kritereve të vërtetës dhe të drejtës.

- Blendi fevziu përveç se sna ka ftuar edhe na ka sulmuar gjatë kësaj kohës duke thënë që ata sjanë kundër Ramës janë me PDS e Ramën?

Qori- Prisja edhe shumë më keq. Që sdo na ftonte kjo është e kuptueshme, pas asaj të vërtete të madhe që unë thash tek 'Opinioni' disa muaj më parë ku demaskova oligarkinë shqiptare, në rrathë të parë dy pronarët e vërtetë Klanit, Alekandër Frangajn dhe Saimir Mane. Pyetja më e rëndësishme për mua është pse Fevziu më ftoi në janarë?

Më duket se përgjigja e vërtetë është se kanë dashur të më zbusin. Mirëpo kafshë të zbutura ka sa të duash në politikën shqiptare, Fevziu i fton për natë ata që nuk guxojnë të flasin kundër oligarkisë. Por me Levizjen Bashkë është ndryshe. Ne ua themi të vërtetën pavasisht kostove, edhe sikur të na përzënë nga të gjithë televizoniet, sepse e vërtata do na bëjë të lirë dhe pas 11 majit dhe ne do kemi mundësinë ta transformojmë Shqipërinë sipas kritereve të vërtetës dhe të drejtës. 

arlind qori

Sondazh

Poll