Politike

"Është fushata më e qetë që unë kam parë apo ndjekur ndonjëherë!" Rama: Kemi bërë një plan pa e ekzagjeruar në dekor

Ai shtoi se në këtë fushatë ndikon edhe fakti që shumica më e madhe e qytetarëve, përtej atyre që do votojnë për PS, mendojnë, sipas tij, se në fakt socialistët do të fitojnë. 

6 Maj 2025, 21:06 Nga M.B
"Është fushata më e qetë që unë kam parë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se kjo është fushata më e qetë që ai ka parë nga pozicioni ku ndodhet. I ftuar në emisionin "Repolitix", Rama tha se PS ka bërë një plan që bazohet te nevoja për të komunikuar pa e ekzagjeruar. Ai shtoi se në këtë fushatë ndikon edhe fakti që shumica më e madhe e qytetarëve, përtej atyre që do votojnë për PS, mendojnë, sipas tij, se në fakt socialistët do të fitojnë. 

"Është fushata më e qetë që unë kam parë apo ndjekur ndonjëherë nga ky pozicion ku jam padiskutim. Ne nga ana jonë kemi bërë një plan që bazohet te nevoja për të komunikuar, por pa ekzagjeruar në aspektet e dekorit, në aspetet e saj pjesës jo përmbajtësore por më shumë sipërfaqësore. Për të tjerët nuk di ça të them por besoj se influencon edhe fakti se një shumicë më e madhe sesa shumica që do të na votojë ne mendon që ne do të fitojmë, kështu që edhe motivimi nuk është i madh", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll