Politike

Rama nga Elbasani: Më 11 maj të fokusohemi te flamuri i ëndrrës më të bukur në botë

Kreyministri po ashtu u bëri thirrje edhe demokratëve që të mos shkojnë pas një burri plak të dëshpëruar. Më tej Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që më 11 maj të harrojnë partitë, por të mendojnë për të ardhmen dhe për pasaportën europiane të Shqipërisë.

6 Maj 2025, 19:50 Nga E. D
Rama nga Elbasani: Më 11 maj të fokusohemi te flamuri i
edi rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan bëri thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialistë. Rama gjithashtu nuk la pa përmenduar as Kreydemokratin Sali Berisha, që sipas tij është tashmë një njeri i pashpresë. 

Kreyministri po ashtu u bëri thirrje edhe demokratëve që të mos shkojnë pas një burri plak të dëshpëruar. Më tej Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që më 11 maj të harrojnë partitë, por të mendojnë për të ardhmen dhe për pasaportën europiane të Shqipërisë.

Rama: Ne të gjithë duhet që deri më 11 maj të bëjmë sa më shumë njerëz me vete, sa më shumë telefonata me ata në emigracion. Të gjithë duhet ta kthejnë zarfin. Zgjedhjet janë se çfarë do të bëjë populli shqiptar në takimin me historinë. Takimi ynë me historinë është për të kapërcyer inatet, ngjyrat e partisë. Duhet të fokusohemi te flamuri më i bukur në botë dhe tek flamuri i ëndrrës më të bukur në botë. Sot cilido që investon me votë, është për të marrë pasaportën europiane. Dua t’u them të gjithë prindërve, që në 11 maj duhet të mendojnë për fëmijët që nuk kanë të drejtë votë.

Duhet të mbyllim negociatat, t’i japim fëmijëve një dhuratë që është më e çmuar se çdo vlerë monetare. Me atë pasaportë prindërit duhet të mendojnë se i bëjnë atë që të tjerët me shekuj nuk e bënë dot kurrë, duke i dhënë statusin e të barabartit me fëmijët e Italisë dhe duke i dhënë identitetin europian. Më pas shoh të rriten fëmijë të lirë europiane.

edi rama

Sondazh

Poll