Politike

"Ne fasim me bilanc pune!" Rama: Nuk është e vërtetë që s’ka përballje me kundërshtarët!

Rama u ndal dhe te sondazhet e publikuara nga mediat duke i përmendur si "fakte" për pozicionimin e PS-së në këto zgjedhje.

6 Maj 2025, 21:16 Nga M.B
"Ne fasim me bilanc pune!" Rama: Nuk është e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se pretendimet se nuk ka përballje në fushatë nuk janë të vërteta. I ftuar në emisionin "Repolitix" Rma tha se socilistët flasin me bilanc pune. Ai shtoi se bilanci i punëve të tyre është i prekshëm për qytetarët. Rama u ndal dhe te sondazhet e publikuara nga mediat duke i përmendur si "fakte" për pozicionimin e PS-së në këto zgjedhje.

"Qytetarët dallimin e kanë bërë, e kanë mbyllur dhe e kanë shumë të qartë. Se jetojnë në jetën reale dhe përputhin çfarë thuhet dhe shohin e kanë. Në të gjitha këto kënetat e vogla thuhet që Rama premtoi ujë, ujë s’ka. Ndërkohë që shumica dërrmuese kanë ujë dhe kur ata dëgjojnë mua që them kemi bërë kaq, e kaq në këtë qark, kthejnë sytë nga rubineti i tyre dhe ka ujë.

Këto dy gjëra përputhen. Unë kam premtuar ujë 24 orë dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve uji është 24 orë sot që flasim, me ndonjë përjashtim. Prandaj fitojmë ne se ju nuk dini sa qytete ka Shqipëria. Ngaqë jeni shumë qytetarë të koncentruar në qendër të Tiranës, si konsideroni qytete ato por qyteza. Unë kam folur pafund për programin.

Ideja që s’ka përballje, program apo qytetarët s’po shohin gjë dhe që s’ka politikë është e pavërtetë sipas meje. Është e kundërta. Ne kemi bilanc dhe qytetarët jetojnë me këtë bilanc. Nëse ne do të tregonim një bilanc që qytetarët s’e prekin nuk do të ishim sot në të gjithë sondazhet e opinionit një forcë absolutisht dominante. Ishe edhe ti protagonist te ajo skena që më ka lënë mua pa fjalë me ditë të tëra kur komentonit sondazhin e sondazhistit të Donald Trump kur thoshin se ky popull është i sëmurë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll