Politike

“E therën gjelin e detit të Peqinit se fluturoi lartë”/ Rama për Sulën: Dashi fitoi primaret dhe nuk është në asnjë vend

Rama u ndal te rasti i Dashnor Sulës, i cili fitoi primaret, por u la jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Rama me ironi tha se gjelin e detit të Peqinit e therën se fluturoi lartë.

6 Maj 2025, 20:08 Nga E. D
“E therën gjelin e detit të Peqinit se fluturoi
Edi Rama

ELBASAN- Kreyministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan u shpreh se Partia Demokratike i largoi të gjithë ata që fituan procesin e primareve dhe kjo sipas tij është tallje e madhe me votuesit. Rama u ndal te rasti i Dashnor Sulës, i cili fitoi primaret, por u la jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Rama me ironi tha se gjelin e detit të Peqinit e therën se fluturoi lartë.

Rama:  Ky shesh është dëshmitar i një therje të madhe. E therën gjelin e detit të Peqinit se fluturoi nalt. E therën se fitoi primaret, por nuk është në asnjë vend. E hëngrën. E therën. Po Dashi nuk është zog kënete, ka shtatë shpirtra. Nuk është si ata të tjerat. Atë të Kavajës e ka hëngër bufi. Kryetaren e PD Sarandë, fitoi primaret. Nuk është asgjë kundi, e hëngri bufi. Çoi kanarinën atje.

Kjo është situate për bashkëqytetar tuaj demokratë. U dua tu them se çfarë mund të bëjë PS për ju, që mund të zgjidhni në gjithë këtë grup. Çfarë doni ju që t’ju shpëtojmë nga ai makth? Të dilni nga ajo kënetë për veten tuaj. Po zysha që bënte replika me mua në parlament. E hëngri këneta dhe Xhenin sepse këneta nuk do asgjë dhe askënd që nuk është i gatshëm dhe e gatshme të bëjë kua kua kau.

Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë ego, pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës. Këneta është mbretëria e bufit dhe bufi mbretëron mbi kënetë dhe mbi sipërfaqen e ujit të ndenjur bëjnë kua kua kua.  Si mund të jetë kjo alternativa e Shqipërisë.

edi rama

Sondazh

Poll