Politike

“Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizoti”/ Rama në Elbasan: Ka një fjalë populli shqiptar, tahmaja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lë pa zë

Rama me tone ironike tha se populli shqiptar ka një fjalë që thotë tahmja madhe të la pa gjë, por sipas tij tahmaja madhe Tomorrin po e lë pa zë. Kryeministri gjithashtu ironizoi dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.

6 Maj 2025, 19:44 Nga E. D
“Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan, ironizoi drejtuesin politik të PD për qarkun Elbasan, Tomor Alizotin, për deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët. Rama me tone ironike tha se populli shqiptar ka një fjalë që thotë tahmja madhe të la pa gjë, por sipas tij tahmaja madhe Tomorrin po e lë pa zë. Kryeministri gjithashtu ironizoi dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.

Rama: Sot paradite shkova në Librazhd. Patra frikë kur po afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Ka një fjalë populli shqiptar Tomorr, tahmja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lë pa zë.

A mër Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar me u ngatërru mër Tomor. Më del para syve Tomorri e mendoj me datë 12, ndërkohë që Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomorr Alizoti.

A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi nolt, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra.

edi rama

Sondazh

Poll