Politike

"Luanesha u përdhunua"/ Rama batuta në Elbasan: Ashtu edhe puna e Tomor Alizotit! E patë si tha hajde doktorr se ty të kanë frikë këta

Kreyministri u ndal dhe tek kërcënimet e Tomor Alizotit, i cili tha se do t’i “hanin të gjallë socialistët”. Sipas Ramës, kjo gjuhë kërcënuese do të marrë përgjigjen e duhur nga populli i Elbasanit më 11 maj.

6 Maj 2025, 19:41 Nga DOSJA
"Luanesha u përdhunua"/ Rama batuta në Elbasan: Ashtu edhe
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan, tha se demokratët duhet të reflektojnë dhe mos të çojnë votën më 11 maj drejt Kënetës. Gjatë fjalës së tij Rama tha se kushdo që mendon ndryshe nuk ka hapësirë në Partinë Demokratike. Kreyministri u ndal dhe tek kërcënimet e Tomor Alizotit, i cili tha se do t’i “hanin të gjallë socialistët”. Sipas Ramës, kjo gjuhë kërcënuese do të marrë përgjigjen e duhur nga populli i Elbasanit më 11 maj.

Gjithashtu Rama me batuta iu drejtua qytetarëve duke u thënë "E patë si tha Tomorri hajde hajde doktorr se ty të kanë frikë këta". 

Rama: Tomorit i përgjigjem me 11 maj. Demokratët e Elbasanit të reflektojnë pas kësaj talljeje. Kënata nuk do asgjë dhe askënd, që nuk është komplet i gatshëm të bëjë “kua kua kua”. Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë mend, pak më shumë ego dhe mbi të gjitha dhe kush ka pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës. Kënata është mbretëria e bufit.

E patë si tha Tomorri hajde doktorr se ty të kanë frikë këta, e pate. Tomorri që në atë moment që ishte miu kur po ikte me vrap edhe i thotë njoni o mi ça ke leje leje, tmerr i madh se kush ka përdhunu luaneshën dhe luani po më gjemon mu. Kshu ishte edhe puna e Tomorrit.

edi rama

Sondazh

Poll