Aktualitet

Mbushi makinën me drogë e do ta shiste në Itali, shqiptari prangoset sa zbret në tokë

20 Janar 2020, 19:34 Nga DOSJA
Mbushi makinën me drogë e do ta shiste në Itali, shqiptari

ITALI– Një shqiptar 38-vjeç ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tregti të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, mësohet se shqiptari zbarkoi në Itali me një anije, nga Durrësi për në Ankona, ku iu sekuestruan 16 kg heroinë me ndihmën e qenit të anti-drogës. Më tej shtohet se lënda narkotike ishte e fshehur në disa qoshe të kamionit, të hapura posaçërisht për fshehjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 16 janar, por lajmi u bë i ditur sot nga autoritetet italiane. Sipas mediave vendase shqiptari është lënë në “arrest me burg” në Montacut ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja.

(A.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 38-vjeçari ankona montacut 38-vjeçari ankona montacut

Sondazh

Poll