Aktualitet

“S’të thashë dot lamtumirë”, në kërkim nga Policia, ish-kreu i ALUIZNIT ‘përcjell’ mikun e zemrës për në bane

20 Janar 2020, 17:20 Nga DOSJA
“S’të thashë dot lamtumirë”, në

TIRANË– Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNI-t të Durrësit, i cili është shpallur në kërkim nga policia për për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor, është bërë i gjallë në Facebook. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Gjuzi ka shprehur keqardhjen dhe dhimbjen e thellë për humbjen e mikut të tij të shtrenjtë, Ilirjan Tankos. Ndër rreshta, Gjuzi shkruan se ndihet keq që nuk i ka dhënë lamtumirën nga afër Tankos, duke e përcjellë atë për në banesën e fundit nëpërmjet një statusi online.

Postimi i plotë: Zoti po merr të mirët. Pas Gencit sot u përcoll në banesën e fundit shoku, miku, vëllai tjetër i imi, Ilir Tanko. Më fal që nuk mund të isha pranë të të thosha lamtumirë sot, por ja që ky është realiteti në këtë botë që jetojmë. Lamtumirë Ilir, Ilirjan Tanko, në zemrën e të gjithë miqve që të deshën vërtetë do të jetosh përgjithmonë. Qofsh i xhenetit vëllai im.

Flamur Gjuzi është në kërkim për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntorit bashkë me gjashtë persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur gjuzi ilirjan tanko flamur gjuzi ilirjan tanko

Sondazh

Poll