Aktualitet

Haradinaj tregon çfarë ndodhi tek darka në shtëpinë e Thaçit: Debatova me Ramën për ndarjen e Kosovës

20 Janar 2020, 19:52 Nga DOSJA
Haradinaj tregon çfarë ndodhi tek darka në shtëpinë e

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbardhur darkën që është zhvilluar pak kohë në shtëpinë e Hashim Thaçit në Kosovë disa kohë më parë, ku ka marrë pjesë dhe Edi Rama e politikanë të tjerë.  Haradinaj shprehet se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës, dhe ka pasur përplasje me të në atë darkë.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve, por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës. Më tej ka pranuar se ka pasur deabt me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur politikanët në një darkë të ftuar nga Thaçi.

Këto deklarata nga Haradinaj, bëhen pasi është paditur nga Kryeministi Edi Rama për shpifje, pikërisht për reagimet për ndarjen e Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi në Gjykatën e Prishtinës, për shpifje ndaj homologut Haradinaj. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ndarja e kosoves rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama ndarja e kosoves rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll