Aktualitet

“I duhet kokaina për dhimbjen e kokës”, zbardhet VENDIMI që i dha lirinë 4 vite më parë Pajtim Agës, jeta pa kushte n

20 Janar 2020, 18:00 Nga DOSJA
“I duhet kokaina për dhimbjen e kokës”, zbardhet VENDIMI

TIRANË– Pajtim Aga, vëllai i Robert Agës, ish-drejtorit të Policisë së Dibrës që doli edhe në përgjimet e “Bild”, duhet të ishte duke vuajtur dënimin me pesë vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ky vendim u dha nga Gjykata e Rrethit Kurbin në vitin 2016, pasi Aga u kap me 320 gram kokainë.

Por Pajtim Aga kishte arritur të fitonte lirinë, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Kurbinit, deri kur pak ditë më parë do të vihej sërish në prangat e policisë, si pjesë e grupit të narkotrafikantëve që tregtonin kanabis.

Dosja.al ka zbardhur vendimin dhe arsyetimin e dhënë nga trupi gjykues me në krye Marsela Shehun, që i dha lirinë Pajtim Agës, katër vite më parë. Gjykata e shpallur fajtor duke e dënuar Pajtim Agën me oesë vite burg, por më pas ka ndërruar masën e sigurisë, mbështetur në kërkesat e pakës mbrijtës. Pala mbrojtëse ka deklaruar se Aga kishte pësuar dy parainfarkte në paraburgim dhe se kishte probleme me zemrën, duke e bërë të pamundur dhënien e ndihmës mjekësore të specializuar në qeli. Ndër të tjera, pala mbrijtëse ka shtuar se i pandehuri Pajtim Aga vuante nga migrena dhe se lëndën narkotike të llojit koakinë e përdorte si qetësues për dhimbjen e kokës.  Në fund gjykata vendosi që Pajtim Aga nuk duhet të bëjë burg, vendim i cili nuk u apelua.

Klikoni këtu për të lexuar vendimin e plotë

Pajtim Aga është cilësuar si “koka” e grupit kriminal që vepronte në fushën e tregtimit të kanabisit. Ai u kap gjatë një mega-operacioni që u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë. Prokuroria ka kërkuar sot “arrest me burg” për 7 personat e arrestuar nga aksioni “Tranzit”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni tranzit pajtim aga robert aga operacioni tranzit pajtim aga robert aga

Sondazh

Poll