Politike

"Del ndonjë salamandër si ai që tha ‘do ju hamë të gjallë’!" Rama në Kavajë: Ju kemi sjellë Mamicën, nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh

Ai shtoi se për Kavajën, por edhe për Rrogozhinën, nuk duan që të mbeten në asnjë lloj borxhi. 

6 Maj 2025, 17:49 Nga M.B
"Del ndonjë salamandër si ai që tha ‘do ju hamë
Edi Rama

KAVAJA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Rama komentoi deklaratat e demokratëve në Kavajë, por shtoi se qytetit i ka sjellë "Mamicën" Kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropalin. Ai shtoi se për Kavajën, por edhe për Rrogozhinën, nuk duan që të mbeten në asnjë lloj borxhi. 

"U them demokratëve të Kavajës, ata që më 11 maj duan ta hedhin votën në kënetë. Po si ka mundësi? Për çfarë ju duhet? A jua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin s’ua bëri po ua hëngri dhe Hysenin, nuk ua respektoi njeriun tuaj. Këneta është rrafsh tani dhe janë të gjithë bretkosa që bëjnë kua kua ka dhe del ndonjë salamandër si ai në Elbasan që tha ‘do ju hamë të gjallë’.

Ne për Kavajën, por edhe për Rrogozhinën, nuk duam që të mbetemi në asnjë lloj borxhi. Duam t’i dalim borxhit. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit. I kemi sjellë Ilvën, Eldin që është çuni juaj këtu, Antonelën po ashtu dhe kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë e historisë së PS, por edhe një protagonist i ndryshimeve demokratike, njëkohësish brenda nesh. Gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi për të gjithë", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll