Aktualitet

Vuri bast me shokët, hidhet nga dritarja e katit të dytë gjimnazisti në Gjirokastër, përfundon në spital

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

6 Maj 2025, 14:20 Nga r.ll
Vuri bast me shokët, hidhet nga dritarja e katit të dytë
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një incident është shënuar në ambientet e gjimnazit "Siri Shapllo" në Gjirokastër. Një nxënës, 17-vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një bast që nxënësi ka vendosur me shokët e klasës, nëse mund të hidhej apo jo nga dritarja. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.

17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

gjirokaster

Sondazh

Poll