Aktualitet

"Më pengoi të lëviz me makinë"/ Procedohet penalisht 38-vjeçari pas kallëzimit të zv.kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi

38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

6 Maj 2025, 11:18 Nga N.F
"Më pengoi të lëviz me makinë"/ Procedohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pas kallëzimit të zëvëndës kryetarit te Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi. Sipas njoftimit të policisë 38-vjeçari ka bllokuar rrugën për zv.kryetarin e Bashkisë duke mos e lejuar të lëvizë me makinë.

Më tej theksohet se ngjarja është regjistrar motive që lidhen me fushatën elektorale. 38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kolsh, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Z., me detyrë Zëvendëskryertar i bashkisë Lezhë, se 38-vjeçari, për motive që lidhen me fushatën elektorale, ka penguar me automjetin e tij, lëvizjen e mjeteve në fshatin Kolsh," thuhet në njoftimin e policisë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu përmes një postimi në Facebook u shpreh se njerëzit e PD po provokojnë tensione pa asnjë shkak. Ai njoftoi se mbrëmë i është bllokuar rruga zv.kryetarit të Bashkisë Lezhe Fatjon Zefi dhe kryetarit të PS, Kolsh Andi Marku. Sipas Ndreu moslejimi i lëvizjes dhe bllokimi i rrugëve me alibinë se po blihen vota, ështeë shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion për të tensionuar fushatën.

lezhe

Sondazh

Poll