Aksidentohen 5 shtetas të huaj në aksin Roskovec-Ura Vajgurore, mjeti përfundon në kanal, plagoset rëndë njëri prej tyre
Aksidenti FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Roskovec-Ura Vajgurore. Raportohet se një makinë ka...
Policia gjithashtu bën me dije se në banesë autorit iu gjetën pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.
DURRËS- Autori i dyshuar i plagosjes së 21-vjeçarit në Durrës është vënë në pranga nga policia. Mësohet se në banesën e autorit janë kryer kontrolle ku është gjetur edhe thika me të cilën plagosi të riun. Policia gjithashtu bën me dije se në banesë autorit iu gjetën pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.
Më tej bëhet me dije se u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".
Njoftimi i policisë:
Zbardhet në kohë rekord plagosja e rëndë me thikë e 21-vjeçarit, e ndodhur dje, në lagjen nr.13. Policia, në kuadër të operacionit “Baza”, identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, si dhe sekuestron armën e krimit. Gjatë operacionit, autorit të dyshuar i janë gjetur në banesë, pajisje që dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës, ishte paraqitur një shtetas i plagosur rëndë me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Baza”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin në kohë rekord dhe kapjen shtetasit E. P., i cili dyshohet se në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhave”, ka plagosur me thikë, shtetasin L. I., 21 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. P. janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Aksidenti FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Roskovec-Ura Vajgurore. Raportohet se një makinë ka...
aksidenti TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peshkopisë. Alban Shoti, 27 vj...
foto ilustruese TIRANË- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër t&eu...
Foto ilustruese ELBASAN- Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare n&...
foto ilustruese PRIZREN- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren të Kosovë. Sipas...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kë...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i ...
Foto ilustruese PESHKOPI- Në këto pamje shfaqet aksidenti i ndodhur rreth orës 18:30 të pasdites në qytetin e Peshkopisë...
Policia KORÇË- Një konflikt mes disa vajzash është regjistruar pak çaste më parë në qytetin e Kor&cce...
Foto nga emisioni TIRANË- Pesë familje të lagjes Gjonaj në Bovillë prej 31 vitesh vuajnë përmbytjet dhe jetojnë mes...