Aktualitet

Postoi në "Tik Tok" fletën e votimit të plotësuar, e pëson 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

6 Maj 2025, 11:39 Nga r.ll
Postoi në "Tik Tok" fletën e votimit të plotësuar,
foto ilustruese

LEZHË- Një 24-vjeçar me banim në Gjermani është proceduar penalisht nga policia e Lezhës, pasi publikoi në rrjetin social "Tik Tok", pamjet e fletës së votimit të plotësuar.  

I riu me inicialet E.N., akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë. Ndërkohë, autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.

policia e lezhes votimi i diaspores

Sondazh

Poll