Aktualitet

Krimet zgjedhore/ SPAK publikon shifrat: Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, për 35 prej tyre ka nisur procedimi penal

Në njoftim thuhet se materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25, ndërsa në platformën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese.

6 Maj 2025, 12:37 Nga r.ll
Krimet zgjedhore/ SPAK publikon shifrat: Janë regjistruar 115 materiale
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.

SPAK bën me dije se janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, në të cilat përfshihet kallëzime nga subjekte politike, referime nga Policia e Shetit, të iniciuara kryesisht nga Prokuroria e Posaçme, denoncime nga platforma online dhe nga qytetarët. 

Më tej thuhet se materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25, ndërsa në platformën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese ndërsa janë regjistruar 35 procedime penale. Nga këto procedime 8 prej tyre janë të iniciuara nga SPAK.

NJOFTIMI I SPAK:

Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

• Kallëzime nga subjekte politike

• Referime nga Policia e Shtetit

• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

• Denoncime nga Platforma Online

• Denoncime nga qytetarët

• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

• Janë regjistruar 35 procedime penale.

• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.

spak krimet zgjedhor zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll