6 Maj 2025, 12:19
Nga r.ll
ardit beshiri
KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klosit më 3 maj, ku shembja e një masivi minerali çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë.
Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është ende i humbur mes masivit të dheut dhe baltës, ndërsa familjarët vijojnë me kërkimet për gjetjen e tij. Ditën e sotme janë publikuar edhe fotot e të riut.


Një ditë më parë, Nerim Beshiri, babai i 29-vjeçarit apeloi për ndihmë të shtuar nga shteti për gjetjen e trupit të djalit të tij. Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara. Babai të riut u shpreh se kërkon që djali i tij të prehet i qetë dhe ti vendosë një tufë lule.
“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti.
Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha. Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.
ardit beshiri
abjpg
wmremove transformed
Aktualitet
6 Maj 2025, 11:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur me devijimin e qarkullimit të automjeteve dhe ...
Aktualitet
6 Maj 2025, 11:39
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një 24-vjeçar me banim në Gjermani është proceduar penalisht nga policia e Lezhës, pasi publiko...
Aktualitet
6 Maj 2025, 11:18
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pas kallëzimit të zëvëndës kr...
Aktualitet
6 Maj 2025, 10:26
N.F
Foto
DURRËS- Autori i dyshuar i plagosjes së 21-vjeçarit në Durrës është vënë në pranga nga policia. M&...
Aktualitet
6 Maj 2025, 10:14
N.F
Aksidenti
FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Roskovec-Ura Vajgurore. Raportohet se një makinë ka...
Aktualitet
6 Maj 2025, 09:46
r.ll
aksidenti
TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peshkopisë. Alban Shoti, 27 vj...
Aktualitet
6 Maj 2025, 09:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër t&eu...
Aktualitet
6 Maj 2025, 09:37
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare n&...
Aktualitet
6 Maj 2025, 08:30
r.ll
foto ilustruese
PRIZREN- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren të Kosovë. Sipas...
Aktualitet
6 Maj 2025, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kë...