Aktualitet

Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/ Humb jetën në spital një person, të plagosur dy të tjerë, shkak dyshohet shpejtësia dhe kushtet e motit (EMRI)

Aksidenti i parë u regjistrua në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Raportohet se automjete janë përplasur ku për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona.

6 Maj 2025, 09:37 Nga N.F
Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/ Humb jetën në spital
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit. Fatkeqësisht nga njëri aksident ka humbur jetën një person. Mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti i parë u regjistrua në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Raportohet se automjete janë përplasur ku për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital ku njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Viktima është identifikuar si Ferit Agushi.

Aksidenti i dytë ka ndodhur te Kthesat e Murrashit ku një automjet ka dalë nga rruga.Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit dhe për pasojë në shtimin e rrezikut të aksidenteve.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll