Politike

"Kemi zbritur përqindjen e popullsisë në rrezik për varfëri", Rama në Librazhd: Brenda mandatit të katërt paga minimale do të jetë 650 euro

Rama u shpreh gjithashtu se brenda mandatit të katërt asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

6 Maj 2025, 10:58 Nga r.ll
"Kemi zbritur përqindjen e popullsisë në rrezik për
edi rama

LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Librazhd, ka prezantuar disa nga ato që i ka cilësuar si arritjet e qeverisjes socialiste.  Rama tha se ka zbritur nën 20 përqindja e popullsisë në rrezik për varfëri, ndërsa shtoi se sot në Shqipëri papunësia është zbritur në 8.8%.

Ai foli edhe lidhur me rritjen e pagave, ku u shpreh se brenda mandatit të katërt paga minimale do të shkojë në 650 euro. Më tej u shpreh gjithashtu se asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

"Kompanive të ndërtimit të rrugëve nuk u jepeshin lekët. Rrugët lihenin rrugëvë. Kemi zbritur përqindjen e popullsisë në rrezik për varfëri. E kemi zbritur nën 20%. Sot papunësia në Shqipëri është 8.8%. Përqindja e papunësisë matet me forcat e punës. Nga 1 milion e 23 mijë të punësuarit kanë shkuar në 1 milion e 327 mijë. Rritja e pagave. Brenda mandatit të katërt paga minimale do të jetë 650 euro. Brenda 2030 nuk do të ketë asnjë pension nën 200 euro.", tha Rama. 

edi rama ne librazhd

Sondazh

Poll