6 Maj 2025, 10:42
Nga N.F
Takimi
DURRËS- Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës. Zannier gjatë takimit shprehu interes për zhvillimet e fushatës zgjedhore dhe problematikat e saj në Durrës.
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në "Facebook" shkruan se zgjedhësit po reagojnë masivisht në mbështetje të programit të PD dhe kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës në takimet derë më derë të kandidatëve të koalicionit PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Bylykbashi shtoi se iu parashturuan me fakte Zannier përdorimi masiv i shtetit në favor të PS, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe mbështetja e tij për përfshirjen e kandidatëve të caktuar në listën e PS, koordinimi mes PS dhe organizatave kriminale përmes individësh të caktuar nga kryeminstri, presionet mbi zgjedhësit dhe shitblerja e votës.
"Asfalti elektoral, punësimet, dhënia e titujve të pronësisë në shkëmbim të votave, përdorimi shkollave, i ndërmarrjeve të shërbimit publik qendrore apo të bashkive si OSHEE dhe ujësjellës, etj, u faktuan konkretisht.
Informuam për denoncimet konkrete por pandëshkueshmëria që prodhon mosveprimi i përsëritur i SPAK dhe prokurorisë si dhe roli aktiv i policisë në mbështetje të veprimeve të paligjëshme nga eksponentë të PS dhe të krimit kanë sjellë si rezultat që persona të dënuar me heqje lirie apo në kërkim, të jenë aktivë në terren në favor të PS nën mbrojtjen e mosveprimit të qëllimshëm të organeve ligjzbatuese.
Në cilësinë e nënkryetarit te PD theksova se mosshtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit për shtetasit që votojnë në Shqipëri u shtrua si problem madhor në shkallë vendi duke rrezikuar që disa qindramijëra zgjedhës të pengohen për të votuar. Përfaqësuesve të ODIHR iu referuan zonat e nxehta duke kërkuar vëzhgim të shtuar dhe kërkuam që KQZ dhe task forca e krijuar të veprojnë për të siguruar votim të qetë pa trysninë e patronazhistëve dhe kriminelëve të lidhur me PS pranë qendrave të votimit," shkruan Bylykbashi.

lamberto zannier
Politike
6 Maj 2025, 10:17
r.ll
foto nga incidenti
LEZHË- Një situatë e tensionuar lidhur me fushatat elektorale të partive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
Politike
6 Maj 2025, 10:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga punimet në sheshin "Skënderbej" për pri...
Politike
6 Maj 2025, 09:55
N.F
Xhemal Gjunkshi
TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paraditën...
Politike
6 Maj 2025, 09:55
Blerina Gjoka
benet beci
SHKODËR- Xhamia e re shkëlqen nën diellin e drekës ndërsa rrugët janë bosh në qendrën e fshat...
Politike
6 Maj 2025, 09:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- GJKKO ka shtyrë seancën e sotme gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak e shtyrj...
Politike
6 Maj 2025, 08:56
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale tha se bes...
Politike
6 Maj 2025, 08:51
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale u është përgjigjur pyetjeve dhe komenteve...
Politike
6 Maj 2025, 08:48
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjet lidhur me investimet e bëra në veri të vendit...
Politike
6 Maj 2025, 08:41
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale u është përgjigjur pyetjeve dhe komenteve...
Politike
6 Maj 2025, 08:41
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po iu përgjigjej pyetjeve të komentuesve në rrjet u shpreh se mandatin e katërt e do ...