Politike

"Blejnë vota"/ 5 përfaqësues të PS kallëzojnë për shpifje kandidatin e PD-së në Lezhë, procedohet penalisht Gjin Gjoni

Gjoni në një postim në Facebook më datë 4 maji ka publikuar emrat e 7 personave teksa theksonte se ata janë aktivizuar për blerjen e votës. Ai i bëri thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin.

6 Maj 2025, 10:59 Nga N.F
"Blejnë vota"/ 5 përfaqësues të PS
Gjin Gjoni

LEZHË- Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje për kandidatin e PD-së, Gjin Gjoni. Në njoftim policia bën me dije se procedimi në gjendje të lirë ka ardhur pasi 55-vjeçari në rrjetin e tij social ka publikuar emrat e 5 përfaqësuesve të PS-së teksa ka theksuar se ata po blejnë vota dhe po intimidojnë zgjedhësit. Përfaqësuesit e PS-së kanë kallëzuar Gjonin për shpifje dhe më pas ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjoni në një postim në Facebook më datë 4 maji ka publikuar emrat e 7 personave teksa theksonte se ata janë aktivizuar për blerjen e votës. Ai i bëri thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Kandidati i PD-së theksoi se është i vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.

"Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!

Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:
• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
• Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
• Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
• Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
• Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
• Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
• Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç

Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara," shkruan Gjoni në Facebook.

"Blejnë vota"/ 5 përfaqësues të PS

gjin gjoni

Sondazh

Poll