Politike

"Pse nuk u hoq non grata?" Rama: Këta e bënë Trump-in si ta kishin komshi për të marrë salcë kosi

 I ftuar në emisionin 'Të paekspozuarit' në MCN Tv, Rama tha se kanë kaluar gjashtë muaj dhe ende nuk është hequr 'non grata' e Berishës.

5 Maj 2025, 21:52 Nga I.A
"Pse nuk u hoq non grata?" Rama: Këta e bënë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë mbrëmjes së sotme arsyen se pse nuk u hoq non grata e kryedemokratit Sali Berisha. I ftuar në emisionin 'Të paekspozuarit' në MCN Tv, Rama tha se kanë kaluar gjashtë muaj dhe ende nuk është hequr 'non grata' e Berishës. Kryeministri shtoi se e dinte se si funksionon Amerika duke shtuar se këta e kishin bërë Trump 'sikur ta kishin komshiun që hyjnë për të marrë salcë kosi'. 

"Pjesa tjetër është. Pse nuk u hoq kjo nëngrada? Se tani kanë kaluar gjashtë muaj, pesë muaj kaluan, thanë shumë shpejt do hiqet. Pse nuk u hoq kjo? Se me dhe aq më tepër në qoftë se do i kishte vënë Sorosi, që është si thuash armiku, që është djalli ideologjikisht politikisht në Amerikë për për pjesën tjetër. Pse nuk u hoq kjo?

Nuk është Amerika ajo që, që tregohet edhe që, ripërtypet sikur është ndonjë komshi që hymë e dalim për të, se këta e këta e bënë Trump sikur tregonin se hynin e dilnin te komshiu për salcë kosi. Erdhi, erdhi Lacivita, ça është Lacivita? Çfarë është më është një një konsulent që me para punon për kë i ofron paratë", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll